Lansohet sistemi elektronik në komunën e Prishtinës

Lansohet sistemi elektronik në komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit “Mbështetje Përpjekjeve Kundër  Korrupsionit (SAEK II)”, do të lansojnë sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport, nesër në ndërtesën e komunës së Prishtinës, me fillim në ora 10:00.

Siç bën të ditur UNDP, SAEK ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm të transparencës dhe llogaridhënies në komunat partnere, ku një nga metodat e saj është digjitalizimi i shërbimeve publike në mënyrë që të zvogëlohet numri i pikave të ndjeshme ndaj korrupsionit në procedurat ekzistuese.

Ky projekt financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje