Largojini fëmijët nga fast food-et! Ushqimet e shpejta po i “vrasin” ata

Largojini fëmijët nga fast food-et! Ushqimet e shpejta po i “vrasin” ata

Nuk është vetëm dëmtimi i traktit tretës problemi kryesor i ushqyerjes me ushqime të shpejta.

Kjo gjë është trajtuar shpesh kohët e fundit dhe është kritikuar nga ana e mjekëve përdorimi i tyre.

Mirëpo rezultate të habitshme vijnë nga nje universitet në Londër, ku mjekja Sophie von Stumm ka marrë në studim dy grupe fëmijësh me 4000 anëtarë në grupmoshën 3-5 vjeç.

Në njërin grup fëmijët që ushqeheshin në fast foods dhe në tjetrin fëmijët që konsumonin ushqime të përgatitura që në shtëpi gjatë pushimit në shkollë.

Pas nje kohe të gjatë, ajo vuri re se në testin e inteligjencës që iu bë fëmijëve, thuajse të gjithë ata që konsumonin ushqime të shpejta ishin disa pikë më poshtë në testin e inteligjencës.

Normalisht nuk mund të kalohet në paragjykime, sepse për të tilla teste duhet pasur parasysh edhe faktori gjenetik, apo ai ambiental, por të njëjtën gjë e kanë vërtetuar edhe studimet në Australi e SHBA.

Në Australi fëmijët e ‘fast food’-eve ishin rreth dy pikë më poshtë në rezultatet e testit të inteligjencës, kurse në Amerikë ishin rreth pesë pikë më pak inteligjentë.

Sipas mjekes von Stumm rezultatet ishin të pritshme, pasi, sipas saj, ne jemi çfarë hamë. Mirëpo duke pasur parasysh këto dhe shumë dëme të tjera në organizëm prej ushqimeve të shpejta, mendojmë se masat që duhen marrë nga ana e prindërve duhet të jenë të menjëhershme shkruan bota.al.

Çuditemi se pse në gjithë këto vite sërish është bërë shumë pak në këtë aspekt duke i parë sërish po aq plot me fëmijë dyqanet e fast food-eve. Bindini fëmijët tuaj se nuk është turp të marrësh ushqim të përgatitur në shtëpi, pasi ajo çfarë ne konsumojmë sot, përcakton pjesërisht edhe gjendjen tonë shëndetësore nesër.

Ndaj prindër, kujdesuni për fëmijët tuaj! Nuk ka të bëjë në këtë mes vetëm detyra juaj si prindër ndaj fëmijës, por edhe detyra juaj si individë të kësaj shoqërie. E ardhmja, njësoj si e tashmja, do të kenë nevojë për njerëz inteligjentë për ta çuar përpara ekonominë dhe zhvillimin e vendit tonë, apo të vendeve të tjera. Nëse ne duam një shoqëri të denjë në të ardhmen, duhet të marrim masa që sot.

Studimet nuk bëhen kot, ndaj merrni masa dhe ndalojini fëmijët tuaj të hanë ushqime në fast food-e.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje