Lavrov: Samiti Trump-Putin do të jetë i suksesshëm nëse rihapet komunikimi

Lavrov: Samiti Trump-Putin do të jetë i suksesshëm nëse rihapet komunikimi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve.

Gjatë një interviste për televizionin RT, Lavrov tha se “idealja do të ishte të pajtoheshim, të hapen të gjitha kanalet për të gjitha çështjet që na ndajnë… por edhe për ato çështje që mund të bashkëpunojmë në mënyrë të dobishme”.

Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe tash për tash përbëjnë pak më shumë se “takime sporadike mes diplomatëve dhe ushtrisë”, dhe kryesisht, sipas tij, këto takime kanë të bëjnë me luftën civile në Siri.

Lavrov po ashtu tha se Rusia “është e gatshme të përgjigjet në çdo pyetje”, që ka të bëjë me ndërhyrjen e dyshuar të inteligjencës ruse në kompjuterët e Partisë Demokrate gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Këto komente të Lavrovit vijë vetëm një ditë pas Shtetet e Bashkuara ngritën padi ndaj 12 zyrtarëve të inteligjencës ruse, për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje