LDK-ja kërkon Komision hetimor parlamentar për shpenzimet e aktiviteteve lobuese

LDK-ja kërkon Komision hetimor parlamentar për shpenzimet e aktiviteteve lobuese

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit hetimor i cili do të hetojë shpenzimet për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Kohë më parë mediet e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese. Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”.

“Andaj sot, me iniciativën e deputetëve të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim. Ky komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje