Ledri dhe Buta pritet të jenë vula e verës

Ledri dhe Buta pritet të jenë vula e verës

Ledri Vula dhe Buta kanë publikuar vetëm pak ditë më parë projektin e ri.

Mbi një milion e gjysmë klikime tashmë ka arritur ky projekt, por përtej klikimeve, kjo këngë po pëlqehet tej mase nga publiku gjithandej në klubet e natës.

Projekti që ka një produksion gjigant prapa, është realizuar në muzikë nga mjeshtri i hiteve në fabrikën e hiteve, RedBox Entertainment.

Videoklipi është realizuar me një seriozitet të lartë në SHBA nga Myth Industries, kurse Picture Perfect është regjisori i klipit, emër i njohur ky në skenën ndërkombëtare për realizim të videoklipeve.

Ledri shfaqet me stil të ri në këtë klip, duke treguar frymën me të cilën do të vijë këtë verë, me çka edhe do t’i japë kahje sezonit.

Buta në anën tjetër dëshmon se e ardhmja i takon atij në skenën e hip hopit me tekstin atraktiv me çka ka tërhequr shumë adhurues.

Vetëm kohë më parë dyshja performuan në Tiranë para dhjetëra mijëra adhuruesve, ku në intervista për mediat shqiptare ishte menaxheri Faton Shoshi ai që pranoi se tashmë e gjithë vera është e rezervuar për dy artistët të cilët sipas tij janë më të shtrenjtit.

Ledri dhe Buta patën sukses të konsiderueshëm edhe me “Mbi Re”, ku Ledri tregoi se është talent multi dimensional e që nuk e ka problem as “trapin”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje