Lekaj thotë se po riparojnë punët e atyre që nuk patën guxim...

Lekaj thotë se po riparojnë punët e atyre që nuk patën guxim të punojnë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka dalë sot në teren për të parë nga afër punimet që janë obligime ligjore të ministrisë që drejton ai.

Megjithatë, ndonëse në detyrë, Lekaj nuk ka humbur rastin që një të shtunë si ditë pune ta shfrytëzojë edhe për të akuzuar oponentë të tij politik.

“E shtunë po, vikend po, por na duhet t’i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar”, ka shkruar Lekaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ai tregon se sot ka filluar asfaltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.

“Çdo ditë do të punojmë për të mirën e vendit, për infrastrukturë të zhvilluar. Urime Gjakovë”, ka shkruar Lekaj.

Para tij, Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë e kaluar e ka udhëhequr Lutfi Zharku i LDK-së.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje