Letër drejtuar Erolld Belegut – Republika24

Letër drejtuar Erolld Belegut – Republika24

shkruan: ZGJIM VELIU

 

Fotografia e Zgjim Veliu

-Shumë shpesh kam ndëgjuar sportistët vendor e të huaj të thonë me top në duar se ai është gjithcka për ta.

T’a shkruaj këtë letër Erolld Belegu, jo për faktin që unë e aplikoj aq shumë basketbollin, e në fakt unë merrem krejtsisht me një sport tjetër.

Por po shkruaj disa fjalë nga ajo që quhet zemër e që buron nga thellësia e trupit, edhe unë po t’a kisha një ëndërr për t’u bërë dikush në sport do mundohesha shumë, ndoshta edhe e kam bërë…

Pash se Klubi i Basketbollit Besa nga Peja do të has probleme që të jetë pjesëmarrëse në garat e superligës këtë vit, ndoshta edhe për arsyje josportive.

-I nderuar z.Belegu, besoj që këta emra që do i përmend t’i i ke ndëgjuar dhe mund ti njohësh, Ben Kovaqi, Art Hajdari e së fundmi goxha në punë të ka hyrë edhe Lis Shoshi.

Sa si këta djem ka në Kosovë që shumë herë lënë gjëra me vlerë për ta, udhtime, qe besa edhe familjen që të ushtrojnë për të arritur atu ku ju edhe mund të i’a thyeni ëndrrën, pra Basketbollin.

Kam parë basketbollist që qanin nga lendimi, e disa që sdo të munden të zbresin kurrë më në parket nga po ai fakt, ju lutem z.Belegu mos u bëni ai i cili lëndon zemrat e askujt aq më pak të të rinjëve që derisa unë po shkruaj e ti ndoshta edhe je në zyrë, janë duke punuar për t’a arritur ëndrrën e tyre.

-z.Belegu ne nuk njihemi, e institucioni sportiv që ti drejton sot në ora 16:00 publikon listën e ekipeve pjesëmarrëse të sezonit 2017/18 në rangun më të lartë të garave të këtijë sporti, të lus sikur të isha unë në trupin e atyre lojtarëve, dua që t’a shoh emrin e KB BESA në atë list, e di që edhe ti ndjen për basketbollin ashtu sic ëndërrojnë ata djem që unë e as ti nuk i njohim personalisht.

Pavarësisht asaj se a do garojnë në superligë apo jo, unë e di që ata djelmosha do vazhdojnë të punojnë shumë, të bëhen ata që duan, por a do të të kujtojnë ty ndonjëherë zotri Belegu!?

/Republika24.info

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje