Letra e 83 vjeçares për shoqen nga e cila mund të mësojmë...

Letra e 83 vjeçares për shoqen nga e cila mund të mësojmë shumë

Jeta është një garë për shumë prej nesh: një garë për një promovim në punë, për trupin me linja perfekte, për arritjen e synimeve.

Në këtë ndjekje të çmendur, ne nuk ndalemi për vetëm një minutë, për të vlerësuar dhe thënë, “Jeta është kaq e bukur!”.

Mund të ndodhë që kjo ndjenjë e harmonisë nuk vjen kurrë ose nganjëherë vjen kur është tepër vonë – kur jeni 83 vjeçare, për shembull.

Më poshtë është një letër nga një grua e moshuar drejtuar mikes së saj. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ajo ka dashur të thotë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe para se të jetë tepër vonë.

Madje rishkrueni rreshtin e fundit të letrës dhe vendoseni në një vend ku mund ta shihni atë çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

Letra e plotë:

“E dashur Bertha,

Unë jam duke lexuar më shumë dhe duke pastruar më pak. Unë jam ulur në oborr duke admiruar pamjen pa u shqetësuar për barërat e këqija në kopsht. Unë po kaloj më shumë kohë me familjen dhe miqtë e mi dhe më pak kohë duke punuar.

Kurdoherë që është e mundur, jeta duhet të jetë një model përvojash për t’u shijuar, jo për të duruar. Unë po përpiqem t’i gjej këto momente dhe t’i çmoj.

Unë nuk jam “duke kursyer” asgjë, ne po përdorim enët e porcelanit dhe kristalit për secilën ngjarje të veçantë, si humbja e një kileje, zhbllokimi i lavamanit e të tjera.

Po e veshi bluzën time më të mirë në treg. Teoria ime është se nëse dukem mirë, mund të jap 28.49 dollarë më pa dhimbje për një qese të vogël me ushqime.

Unë nuk po e ruaj parfumin tim të mirë për festa të posaçme.
“Një ditë” dhe “një nga këto ditë” po humbin në fjalorin tim. Nëse ia vlen ta shohësh, ta dëgjosh ose ta bësh, dua ta shoh dhe ta dëgjoj dhe ta bëj tani.

Unë nuk jam e sigurt se çfarë do të bënin të tjerët nëse do të dinin se nuk do të ishin këtu për ditën e nesërme që ne e marrim si diçka të mirëqenë.

Unë mendoj se ata do të thërrisnin familjarët dhe disa miq të ngushtë. Ata mund të kishin thirrur edhe disa ish-miq për t’i kërkuar falje për veprimet e të kaluarës.

Më pëlqen të mendoj se do të kishin zgjedhur të darkojnë me ushqimin e preferuar. Unë vetëm jam duke supozuar pasi unë kurrë nuk do ta di.

Janë ato pak gjëra që mbeten të papërfunduara që do të më bënin të zemërohesha nëse do ta dija që orët e mia ishin të kufizuara – e zemëruar sepse nuk kisha shkruar letra që kisha për qëllim të shkruaja një nga këto ditë.

E zemëruar dhe e penduar që nuk i tregova shpesh bashkëshortit dhe prindërve se sa shumë i dua ata.

Po përpiqem shumë që të mos ik, të bëj mbrapa, ose të ruajë ndonjë gjë që do të shtonte qeshje dhe shkëlqim në jetën tonë.

Dhe çdo mëngjes kur i hap sytë, i them vetes që është ditë e veçantë. Çdo ditë, çdo minutë, çdo frymëmarrje me të vërtetë është një dhuratë nga Perëndia.

Ndoshta jeta jonë doli të ishte një këngë ndryshe nga ajo që donim. Por për sa kohë që jemi këtu, ne ende mund të kërcejmë”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje