Lewandowski drejt Real Madridit, polaku insiston për transferimin në Bernabeu

Lewandowski drejt Real Madridit, polaku insiston për transferimin në Bernabeu

Sulmuesi polak kërkon që me çdo kusht të kalojë te kampionët e Evropës.

Robert Lewandowski ua ka bërë me dije edhe njëherë drejtuesve të Bayern Munichut, që dëshira e tij është të luajë me Real Madridin.

Pavarësisht deklaratave të Karl Heinz-Rummenigges se Lewa do të qëndrojë 100 për qind në Allianz Arena, vetë lojtari insiston për të nisur negociatat që ai të transferohet në Spanjë.

Duke e parë moshën që ka (29 vjet), Lewandowski e ka trenin e fundit për të shkuar në një klub tjetër të madh sikurse është Real Madridi dhe do të bëj gjithçka që ëndrra e tij të bëhet realitet.

Ndërkohë Bayerni, do të duhet të nisë të mendojë qysh tani për të gjetur një zëvendësues ideal për reprezentuesin polak dhe emrat më të përmendur janë, Alvaro Morata e Edinson Cavani.

Polaku ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Bayernin këtë edicion.

Në 25 ndeshje në Budnesliga, Lewa ka shënuar 23 gola dhe ka bërë një asistim.

29-vjeçari ka shënuar edhe pesë gola të tjerë në Ligën e Kampionëve, dhe tre të tjerë në Kupën e Gjermanisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje