Ligji për përdorimin e gjuhëve rikthehet javën që vjen në Kuvendin e...

Ligji për përdorimin e gjuhëve rikthehet javën që vjen në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për përdorimin e gjuhëve, që u refuzua të nënshkruhet nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, do të kthehet për diskutim në Kuvendin e Maqedonisë, më 29 janar.

 

14 faqe dhe 18 nene janë kontestuar nga kryetari Ivanov, ndërkaq për këtë ligj ka reaguar edhe ambasadori francez, Christian Thimonier, i cili tha se ka hapësirë për përmirësimin e përmbajtjes së ligjit pasi që është i koklavitur si tekst.

 

Kundër ligjit kanë reaguar disa parti politike, persona publik dhe organizata, ndërkaq një protestë u organizua edhe këtë të dielë. Sipas tyre, ligji e bën shtetin dygjuhësh dhe me këtë rrezikohet Maqedonia./e.e

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje