Limaj: Ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për çështjen e demarkacionit...

Limaj: Ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për çështjen e demarkacionit (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se ka sinjale pozitive nga përfaqësuesit e Malit të Zi, për të gjetur një rrugë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me këtë shtet, për çështjen e demarkacionit.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se ka sinjalë që të punojnë në variantin që ai e ka propozuar, në mënyrë që të arrihet te një zgjidhje.

“Ne jemi të hapur të flasim për të gjitha temat me Malin e Zi. Këtu dallojmë nga e kaluara, sepse jemi shumë konkret më miqtë tanë. Duhet të jemi të hapur e të sinqertë për temat që na interesojnë. Kemi pasur një takim të tillë edhe me presidentin slloven, ku kemi folur hapur dhe në mënyrë të sinqertë”, ka shtuar Limaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje