Limaj nderohet me mirënjohje nga shoqata “Çamëria”

Limaj nderohet me mirënjohje nga shoqata “Çamëria”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është nderuar sot me mirënjohje nga shoqata “Çamëria”.

Me këtë rast Limaj ka thënë se ndarja e kësaj mirënjohje është nder i madh për të.

Ai ka theksuar se tani është koha tani që në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në Tiranë të pranoja mirënjohje nga shoqata ‘Çamëria’. Ky është një nder i madh për mua. Është koha tani që në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Natyrisht, ne të gjithë presim që gjatë bisedimeve, Shqipëria dhe Greqia ta përmbyllin edhe këtë çështje duke i respektuar të drejtat e njeriut’, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Fatmir Limaj

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje