Lista Serbe mohon se serbët mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës

Lista Serbe mohon se serbët mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës

Lista Serbe ka thënë tha se pret që bashkësia ndërkombëtare të përgjigjet ndaj lëkundjeve të armëve nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës.

Kjo listë njëherit ka hedhur poshtë zërat se serbët në Kosovë mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Në pamundësi për të siguruar kushte më të mira për të gjithë qytetarët në Kosovë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës i ofrojnë qytetarëve luftë dhe histori separatiste” thuhet në një njoftim për media të Listës së Serbe.

“Ata thanë sot se lufta e Prishtinës me serbët nuk ka përfunduar, ajo që presim është reagimi më urgjent i bashkësisë ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje