Ljajiq: Marrëdhënia e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë janë ftohur

Ljajiq: Marrëdhënia e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë janë ftohur

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka thënë  se nuk e di nëse gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Serbi , ai dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq të  kenë folur për Kosovën.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ashtu siç ishin disa vite më parë. Kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga tentativa e grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, tha ai për Radio Televizionin Vojvodina, transmeton Klan Kosova.

Ljajiq tha se Vuçiq “bëri gjë të madhe”, sepse “ai ishte ndër të parët që fliste publikisht për këtë dhe atë natë e thirri Erdoganin dhe i dha atij mbështetje”.

“Në anën tjetër, në Shqipëri edhe Kosovë ka një strukturë pasuesish të Fetulah Gulenit (të cilin Turqia e akuzon për tentim organizimin e puçit), të cilët janë në pozita të rëndësishme … Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa është e vërtetë, unë transmetoj vetëm atë që dëgjoj, atë që më thonë turqit. Dhe se asgjë nuk është bërë për disa kërkesa të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë. Ka një ftohje të  marrëdhënieve”, tha ai

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje