Lluka: Nga muaji i ardhshëm punonjësve të Telekomit u ulen pagat

Lluka: Nga muaji i ardhshëm punonjësve të Telekomit u ulen pagat

Nga muaji i ardhshëm punonjësit e Telekomit të Kosovës do të marrin pagat 40 për qind më pak, këtë e ka konfirmuar ministri Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kjo ulje e pagave, sipas ministrit Lluka do të ndodhë për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi.

Ndërmarrjet publike janë duke operuar një pjesë e madhe me humbje. Rreth 11 prej 16 sosh, por më shqetësuese për ministrin e MZHE-së, mbetet rasti i Telekomit dhe Postës së Kosovës.

Ministri Lluka në një intervistë për KosovaPress tha se lista e pagave të punonjësve për momentin është 27 milionë euro në vit për rreth 2.500 punonjës sa janë aktualisht, shumë kjo që është e pa përballueshme.

“Fatkeqësisht është e pa evitueshme (ulja e pagave), për shkak se Telekomi është keqmenaxhuar me kohë të tëra dhe është ardhur në një situatë nga një kompani më profitabile që ka pasur vendi, që ka marrë devidentë rreth gjysmë miliardi euro për dhjetë vjet, në një kompani ku është tash në një rrezikshmëri të mbesin pa punë me mijëra punëtorë. Prandaj, me mirëkuptim për të gjithë, për të mos i larguar nga puna një pjesë të punëtorëve, duhet të shikohet si një formë e përkohshme ulja e pagave, dhe në momentin që ka rritje të efikasitetit, të investimeve dhe fitimit, dhe pse jo të kthehen ato paga prapë në nivelin ku kanë qenë, por prapë ideja është që ta shpëtojmë Telekomin nga falimentimi. Në total që paguhen (pagat) janë rreth 27 milionë euro në vit, ndërsa, 70 milionë euro në vit ka qarkullim Telekomi, nga 70 milionë janë 37 përqind të asaj shitje të qarkullimit që shkojnë vetëm për paga. Unë besoj se fillimi i qershorit ose në muajin qershor duhet të kemi diçka konkrete, sepse me të vërtetë ka vështirësi të paguhen pagat nga Telekomi në situatën se si është”, ka thënë ministri Lluka.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje