Lluka: Nga shtatori Fushë Kosova do të furnizohet 24 orë me ujë

Lluka: Nga shtatori Fushë Kosova do të furnizohet 24 orë me ujë

Shtatori do të jetë muaji kur qytetarët e komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijes.

Kështu tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka gjatë vizitës që bëri në këtë komunë.

Kreu i MZhE-së, tha se është e çuditshme se si për një kosto simbolike Fushë Kosova ka mbetur pa ujë.

Ai tha se është çështje javësh marrja e vendimit për financimin e këtij projekti dhe pas kësaj sipas Llukës mbetet çështja e tenderimit.

Ndërsa, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha falënderoi ministrin për angazhimin  duke premtuar se së bashku do të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Sipas drejtorit të KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, arsyeja e mosfurnizimit të Fushë Kosovës me ujë të pijshëm, ka qenë financimi.

Problem ky i cili sipas tij, do të zgjidhet shumë shpejtë. Abdullahu bëri të ditur se i gjithë projekti do të kushtojë 400 mijë euro.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje