Londra ndryshon formatin e seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën?

Londra ndryshon formatin e seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën?

Në gusht, Britania merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave serbe dhe konfirmuar nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq Londra mund të kërkojë të heqë sesionet  mbi Kosovën, ose që ato të jenë të mbyllura për publikun.

“Thelbi i të gjitha kërkesave është për të vënë presion mbi Serbinë dhe komunitetin më të gjerë ndërkombëtar për të pranuar tezën se çështja e Kosovës është zgjidhur”, thotë ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq, raporton RTS, transmeton Klan Kosova.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kosovës nga viti 1999 e vendosi Kosovën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Kështu, në këtë organ dëgjohen rregullisht raportet tremujore mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në  Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Është koha që Këshilli i Sigurimit të takohet më rrallë për këtë rast. Ne duhet të përqëndrohemi në kërcënimet reale ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Në këtë kategori nuk bën pjesë situata në Kosovë,” tha ai në shkurt, Methju Rajkroft, ish-ambasadori britanik në OKB.

Sipas Radio Televizionit të Serbisë, përveç kësaj, Londra mund të ketë edhe një dëshirë tjetër – që Këshilli i Sigurimit të mos merret fare me Kosovën ose ta bëjë atë prapa dyerve të mbyllura.

“Jam i sigurt se do të ketë qëndrime për shfuqizuar këtë seancë dhe ajo të kthehet në konsultime të mbyllura pa seancën zyrtare të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Është e mundur për të bërë një votim mbi çështjet procedurale, që Rusia dhe Kina nuk mund të vendosin veto. Ne nuk do të jemi këtu të pranishëm “, tha ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje