LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja përplasen për borxhin publik të Maqedonisë

LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja përplasen për borxhin publik të Maqedonisë

OBRM-PDUKM-ja opozitare dhe LSDM-ja qeveritare janë përplasur me deklarata në lidhje me çështjen e borxhit publik të vendit.

OBRM-ja hodhi akuza ndaj LSDM-së për rritje të borxhit publik, duke theksuar se ky borxh është rritur pa ndonjë projekt kapital të realizuar, ose investim. Kjo parti akuzon se borxhi publik ka arritur në afër katër miliardë euro.

Mirëpo, LSDM-ja kundërpërgjigjet duke thënë se OBRM-PDUKM-ja dhe qeverisja e saj i futi në borxh qytetarët e Maqedonisë.

Kjo parti konsideron se që pas vitin 2009, qeverisja e tyre e ka ulur borxhin publik, duke e akuzuar OBRM-PDUKM-na se hedh në opinion lajme të rrejshme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje