LSI-ja kërkon nga shqiptarët të mos e paguajnë taksën për Rrugën e...

LSI-ja kërkon nga shqiptarët të mos e paguajnë taksën për Rrugën e Kombit

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili, u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos e paguajnë taksën për vetura në Rrugën e Kombit.

“Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë Qeveria.
Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista. Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj. Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre”.

“Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t’i anulojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Qytetarët që udhëtojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh. Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj”, ka shkruar Vasili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rruga e Kombit është dhënë me koncesion për mirëmbajtjen dhe një veturë duhet të paguajë 5 euro për të kaluar, ndërsa një mjet i rëndë 10 euro.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje