Lumezi njofton se për të hetuar rastin e “Veteranëve” është caktuar një...

Lumezi njofton se për të hetuar rastin e “Veteranëve” është caktuar një prokuror i ri

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar se është vendosur në vend të ish prokurorit Elez Blakaj një prokuror i ri për të hetuar rastin e manipulimit të listave të veteranëve të luftes.

“Duke parë situatën ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e asaj aktakuze sipas sugjerimeve të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe do ta ngrisim aktin akuzues. Sot është caktuar prokurori që do ta trashëgojë këtë lëndë”, ka thënë Lumezi.

“Shpresoj që kjo lëndë brenda një kohe të shkurtër të procedohet në gjykatë. Aktakuza është paraqit nëpërmjet emailit, dhe ajo nuk dorëzohet në këtë formë, dihet procedura si dorëzohet një aktakuzë”.

“Është e vërtetë që Blakaj  i ka deklaratat dhe emrat e personave që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme por ato nuk i ka përcjell  ne aktin akuzues”.

Lumezi ka thënë se nuk është e vërtetë që e kërcënuar ish prokurorin Blakaj se do ta dërgojë në komisionin disiplinor.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje