Macroni apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Macroni apelon për mbrojtjen e demokracisë në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje evropianëve t’i rezistojnë rritjes së autoritarizmit dhe të ripërtërijnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.

“Nuk dua t’i përkas një brezi të të përgjumurve që kanë harruar të kaluarën e tyre. Dua t’i përkas një brezi që zgjodhi të mbrojë demokracinë e tij”, ka thënë Macroni në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Macroni ka thënë se “duket se ka nisur një luftë civile evropiane, ku nacionalizmi dhe egoizmi kanë përparësi”.

Ai e ka dënuar, siç është shprehur, magjepsjen me joliberalët.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e ka lavdëruar fjalimin e Macronit dhe përkushtimin e tij ndaj BE-së. “Kjo është Franca e vërtetë”, ka thënë Junckeri.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje