Malazezët e Kosovës kërkojnë që rruga Deçan-Plavë të emërohet “Radovan Zogoviq”

Malazezët e Kosovës kërkojnë që rruga Deçan-Plavë të emërohet “Radovan Zogoviq”

Shoqata e Malazezëve të Kosovës i ka dërguar kërkesë institucioneve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi që rruga Plavë – Deçan, Deçan – Plavë të marrë emrin Radovan Zogoviq.

Ky i fundit është letrar malazez i shekullit 20 –të i varrosur në varret e Deçanit, transmeton Klan Kosova.

Sipas një njoftimi për media të kësaj shoqate emërimi i rrugës Plavë –Deçan me emrin e Radovan Zogoviqit do të ishte konfirmim i raporteve të mira fqinjësore në mes të Malit të Zi e Kosovës, por edhe konfirmim se Kosova e Mali i Zi, përkatësisht malazezët e shqiptarët nuk kanë harruar të mirat dhe veprat e tij letrare e njerëzore.

“Radovan Zogoviq, është shenja mbrojtëse e malazezëve autentikë nga Kosova, kurse vepra e tij letrare është testament dhe udhërrëfim për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, theksohet në njoftimin për media të Shoqatës së malazezëve të Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje