Malisheva mban ligjërata në shkolla për rriqrat

Malisheva mban ligjërata në shkolla për rriqrat

Në shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave  për vetëdijesimin e nxënësve, për kujdesin nga kontakti me rriqra, si dhe në rast të thumbimeve, se si duhet të veprojnë. Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Ligjëratat nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur mjekët dhe personeli shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës. Ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, pasi kjo është prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si ti shmangen kontaktit me rriqra.

Mbajtjen e ligjëratave të sotshme në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje