Malisheva ndalon shtrimin e kubëzave jashtë kritereve

Malisheva ndalon shtrimin e kubëzave jashtë kritereve

Gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e trotuarit nga shkolla e Damanekut, deri në Bubël, punëkryesit i është ndërprerë shtrimi i kubëzave në trotuar, pasi nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

Inspektimin është bërë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësi i realizimit të këtij projekti.

Trotuari Damanek-Bubël, ka një gjatësi prej 1 450 metrave dhe ndërtimi i këtij trotuari është bërë me qëllim të lehtësimit të udhëtimit dhe sigurisë së nxënësve nga fshati Bubël, të cilët shkojnë në shkollën e Damanekut.

Ndërtimi i këtij trotuari financohet nga Komuna e Malishevës. “Gjatë inspektimit të punimeve, është vërejtur se operatori, nuk e ka respektuar kriterin e trashësisë së kubëzave, dhe për këtë, është urdhëruar që ti largoj kubëzat nga pjesa e shtruar dhe të shtrohen sipas kriterit të paraparë të trashësisë. Sipas dokumentacionit të këtij projekti, trashësia e kubëzave duhet të jetë 8 cm, ndërsa kubëzat që kishin filluar të shtrohen ishin me trashësi prej 6 cm”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje