Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Manchester City i Pep Guardiolas është gati të sfidojë Real Madridin në një betejë rekorde botërore për të transferuar yllin e PSG-së, Neymar.

Është raportuar në Madrid se zyrtarët e Realit u takuan me babanë e Neymarit më parë këtë muaj për të diskutuar rreth transferimit të tij në Bernabeu.

Mediat transmetuan se ata ishin të gatshëm të ofrojnë 400 milionë euro këtë verë për të sjellë kapitenin e Brazilit në Spanjë.

Megjithatë, tani Mbretërit kanë një rival të fortë për transferimin e yllit brazilian dhe afati kalimtar veror pritet të jetë i nxehtë.

Neymar nuk është i kënaqur në PSG (Getty Images)

Sipas mediumit Diario Gol, City i Guardiolas janë bashkuar në garë dhe kanë plane për një ofertë prej 300 milionë eurosh për Neymarin.

Mungesa e propozimit konkret të Realit, ka bërë që City të reagojë dhe t’i ofrojë PSG-së një fitim prej 78 milionë euro për atë që ata i paguan Barcelonës për Neymarin një vit më parë.

Guardiola është i gatshëm të shtojë në ofertën e marrëveshjes edhe Sterlingun, pasi anglezi nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe ardhja e Neymarit do ta ulte atë në një rol të vogël.

Ish-ylli i Barcelonës, Neymar, është një tifoz i madh i Guardiolës dhe ka deklaruar në të kaluarën: “Guardiola është një njeri që me të vërtetë admiroj dhe do të doja të punoja me të”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje