Man City shkatërron Leicesterin, poker nga Aguero (Video)

Man City shkatërron Leicesterin, poker nga Aguero (Video)

Manchester City ka fituar ndaj Leicester Cityt me rezultat të thellë 5-1, ku protagonisti kryesor ishte Sergio Aguero me katër gola të shënuara.  

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominimin e tyre në Ligën Premier edhe pas javës së 27-të.

Ndeshja ndaj Leicesterit nisi me një epërsi të shpejt, pasi në minutën e dytë ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruyne.

 Sterling hapi serinë e golave (Getty Images)

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehet në lojë në këtë pjesë me anë të Jamie Vardyt, i cili barazoi në minutën e 24-të për 1-1 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Festa e Vardyt pas barazimit (Getty Images)

Pjesa e dytë e gjitha i takoi vendasve, të cilët shënuan edhe katër gola, ku të gjitha erdhën nga ylli i skuadrës, Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas fillimisht kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 48-të pas asistimit të De Bruyne, ndërsa pas vetëm pesë minutave shënoi për 3-1 po ashtu me ndihmën e belgut.

Momenti i golit të parë nga Aguero (Getty Images)

Por, Aguero nuk u ndal këtu pasi deri në fund shënoi edhe dy gola tjerë, ku i het-trikut erdhi me parabolë në minutën e 77-të për 4-1, ndërsa në minutën e 90-të vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 me një supergol nga distanca.

 Aguero ishte i papërmbajtshëm me katër gola të shënuara (Getty Images)

Pas kësaj fitore, City bënë 72 pikë në vendin e parë me një distancë prej 12 pikësh prej vendit të dytë, ndërsa Dhelprat renditet në pozitën e tetë me 35 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët i shkojnë Arsenalit në Emirates, ndërsa Leicesteri e pret Stoke Cityn.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje