Maqedonasit kanë mendim negativ për Kosovën e Shqipërinë

Maqedonasit kanë mendim negativ për Kosovën e Shqipërinë

Shtetasit e Maqedonisë kanë mendim negativ për Shqipërinë, Kosovën e Greqinë, ndërsa kanë mendim pozitiv për Serbinë e Bullgarinë.

Kjo sipas sondazhit të Institutit për Kërkime Politike në Shkup, njofton Klan Kosova.

Rezultatet e sondazhit telefonik thonë se 33.3 për qind e të anketuarve kanë mendime shumë negative për Kosovën, ndërsa 22.4 për qind kanë mendime pjesërisht negative.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, atëherë mendime shumë negative kanë 32.8 për qind dhe pjesërisht negative 19 për qind.

Ndërsa shumica e të anketuarve, 54.5 për qind, i shohin Kosovën, SHBA-në dhe Greqinë si kërcënim të madh për Maqedoninë.

Maqedonasit kanë mendim pozitiv për Serbinë; 42.3 për qind, ndërsa 28.7 për qind mendim pjesërisht pozitiv.

Për Bullgarinë mendim shumë pozitiv kanë 25.8 për qind, ndërsa pjesërisht pozitiv 28.7 për qind.

Sondazhi është kryer nga 16 dhjetori deri me 21 të të njëjtit muaj të vitit të kaluar dhe kanë marrë pjesë 1114 respodentë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje