Mashtruesi përdor foton e vëllait të deputetit Arben Gashi, ia merr amerikanes...

Mashtruesi përdor foton e vëllait të deputetit Arben Gashi, ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë

Një e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Siç shkruan Daily Mail, Diane Standish nga ky mashtrim humbi plot 270 mijë dollarë.

Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell ‘Jerry’ Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.

Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador i Shqipërisë në Bosnje e Hercegovinë, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Kosovë, shkruan Daily Mail.

Standish tha se nuk kishte rezerva kur Michael filloi ta pyeste për paratë, pak pasi filluan të flisnin, transmeton Gazeta Fokus.

“Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon”, thotë ajo.

“Por për disa arsye, ai thoshte vetëm gjërat e duhura për mua”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje