Mattis: Armatimet për Kievin nuk duhet ta shqetësojnë Moskën

Mattis: Armatimet për Kievin nuk duhet ta shqetësojnë Moskën

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se roli i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë nuk ndryshon dhe Rusia nuk ka arsye për shqetësim, lidhur me vendimin e javës së kaluar për furnizim me armatim të ri në Ukrainë.

“Derisa askush nuk dëshiron ta invadojë Ukrainën, kemi shpresë se kjo nuk do të ketë kurrfarë ndikimi të madh. Këto janë armatime mbrojtëse”, tha mbrëmë Jim Mattis, në komentet e tij të para prej se Departamenti amerikan i shtetit, më 22 dhjetor, e ka shpallur miratimin e “kapaciteteve të forcuara mbrojtëse” për Ukrainën.

Moska e ka dënuar këtë veprim duke thënë se “e ka kaluar vijën” dhe se e shtynë “qartas Ukrainën kah gjakderdhja e re”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje