Matuidi: Reali i fortë, duhet të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi

Matuidi: Reali i fortë, duhet të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka folur pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Francës, por tema kryesore ishte përballja ndaj Real Madridit.

Francezi është i vetëdijshëm për kapacitetet e skuadrës kundërshtare në çerekfinale dhe se ata duhet të fitojnë ndeshjen e parë si vendas.

“Është kundërshtari më i vështirë, janë kampion aktual i Evropës. Do të jenë dy ndeshje të mëdha”.

Blaise Matuidi gjatë një aksioni të Juventusit kundër SPAL-it (Foto: Getty Images)

“Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi dhe duhet të kërkojmë fitore, kemi cilësitë për ta bërë”.

“Në Juve punohet shumë, fizikisht ndihem më i fortë”, ka thënë Matuidi për Canal Plus.

Përballja e parë është me 3 prilli, ndërsa e dytë në Bernabeu më 11 prill.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e parë pritet të mungojnë dyshja mbrojtëse Giorgio Chiellini dhe  Medhi Benatia.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje