Matura Shtetërore, angazhohen 560 policë

Matura Shtetërore, angazhohen 560 policë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore që nis sot me provimin e gjuhës së huaj.

  “Nga sot, në rreth 206 shkolla të mesme të vendit tonë janë aktivizuar rreth 560 punonjës policie dhe 40 automjete që asistojnë rregullin, qetësinë pranë shkollave të mesme. Sigurisht menaxhimi i provimit bëhet nga administratorët e caktuar nga DAR dhe Ministria, punonjësit janë këtu për të garantuar veprimtari normale dhe mos cenim të këtij procesi”, tha drejtori i rendit, Albert Dervishaj.

Ai tha se janë marrë të gjitha masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

“Nga ana e policisë së shtetit janë marrë në ruajtje Agjencia Kombëtare e Provimit, dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë, dhe janë rreth 18 punonjës policie në Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë Elbasan që do të garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve. Gjatë ditës së djeshme punonjësit e policisë në mbështetje të grupeve të drejtorive arsimore rajonale kanë shoqëruar këto grupe, kanë qenë 10 grupe shoqërimi, me rreth 20 punonjës policie dhe 10 automjete policie që kanë mbështetur e shoqëruar të gjitha grupet në të gjithë vendin”, tha ai.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje