May mbledh kabinetin, pritet përgjigja ndaj Assadit

May mbledh kabinetin, pritet përgjigja ndaj Assadit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka mbledhur ministrat në një takim emergjent të kabinetit për ta diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Siri.

Ministrat pritet që ta përkrahin atë në thirrjen për t’iu bashkuar aksioneve ushtarake për të cilat paralajmëroi SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Burimet thonë që kryeministrja po përgatitet që të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Assadit, pa e kërkuar pëlqimin e Parlamentit.

Por ka pasur thirrje nga partitë opozitare dhe disa anëtarë të Partisë Konservative që deputetët ta japin fillimisht votën e tyre.

Aleatët duan që ta parandalojnë përsëritjen e një sulmi kimik në qytetin e Douma-s.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje