Mbahet për herë të parë Konferenca e Ndërtimit në Kosovë “Conrecon”

Mbahet për herë të parë Konferenca e Ndërtimit në Kosovë “Conrecon”

Kosova ka identitet arkitektonik, megjithatë ka nevojë për më shumë hapësirë krijuese në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij identiteti.

Kështu është thënë në Konferencën e parë të Ndërtimit në Kosovë “Conrecon”.

Ndër objektet që lidhen me identitetin arkitektonik të Kosovës janë përmendur Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Biblioteka Kombëtare, objekti Kuvendit të Kosovës e Fakulteti Teknik.

Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, ka thënë se ka objekte të rëndësishme në Prishtinë që edhe vetë njerëzit që i shfrytëzojnë nuk ua dinë vlerat.

Ai ka përmendur objektin e vjetër të Akademisë së Arteve, ku ish-kryetari i kësaj akademie kishte kërkuar që objektit t’i shtohet edhe një kat.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se investimi në infrastrukturë siguron zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, i cili ka potencuar edhe një herë se në Prishtinë janë mbi 46 mijë ndërtime pa leje, e leje të përdorimit kanë vetëm 3 për qind Deri tani, sipas Ollurit, nga 500 ndërtime që janë trajtuar, janë legalizuar vetëm 300.

Më tutje, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka vlerësuar se organizimi i konferencave të tilla ndihmon në planifikim më të mirë të ndërtimeve në kryeqytet.

Konferenca “Conrecon” do të zgjasë dy ditë dhe do të marrin pjesë shumë arkitektë e inxhinierë nga Kosova e rajoni.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje