Mbi 3,500 të ftuar në ”Lutjet e mëngjesit”

Mbi 3,500 të ftuar në ”Lutjet e mëngjesit”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është adresuar para mbi 3,500 të ftuarve të tij nga e gjithë bota për eventin tradicional ”Lutjet e mëngjesit”.

Në fjalimin e tij, Presidenti amerikan Trump, u shpreh mirënjohës për miqtë e tij të cilët qëndrojnë çdo herë pranë tij në vendime të mëdha, por gjithsesi ai pati dhe fjalë mirësie edhe për fuqinë e Zotit, deklarim i cili ende po analizohet nga analistët e huaj, njofton Klan Kosova.

Më tej i pari i Shteteve të Bashkuara ka potencuar se Amerika gjithnjë do jetë mbështetëse e shteteve të cilat kërkojnë ndihmën e saj duke deklaruar se gjithnjë do mbetet luftues i fuqishëm i ISIS, njofton Klan Kosova.

”Së bashku si amerikanë, do të mbetemi korrekt në luftimin e terrorizmit, pasi ka vite që ISIS ka torturuar njerëzimin”.

”Ne s’do dorëzohemi asnjëherë derisa të kuptojmë që sfida jonë ka mbaruar me të vërtetë. Amerika iu qëndron afër të gjithëve atyre që vuajnë nga regjime të ndryshme, persekutimi”, ka përfunduar Presidenti amerikan, Donald Trump fjalimin e tij, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje