Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer...

Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer (Foto)

Inspektorët e vlerësuan me zero pikë një restorant në Dorset të Anglisë dhe urdhëruar të mbyllet, pasi gjetën një kërmill të gjallë në frigorifer dhe djathë të mykur, që i kishte dalë afati para një viti.

Ye Olde Starre Inne kishte edhe një numër gjërash, që do t’i tmerronte kontrolluesit, që gjetën një qese me mish pule të mbushur me krimba, si dhe enën me kërpudha që iu kishte dalë afati dhe ishin kthyer në lëng.

Këto gjetje, mjaftonin që të urdhërohet mbyllja e lokalit, të mbushur nga papastërtia.

Vërejtja kryesore, ishte se ka rrezik të madh nga E.Coli dhe Salmonella, ndërsa kamerierët që edhe përgatisnin ushqim, nuk i lanin duart pasi shërbenin dhe pranonin partë e klientëve.

Lavamani i kuzhinës ishte i mykur, në afërsi kishte uniforma dhe përparëse të papastra, ndërsa nuk kishte shënime se kur janë pranuar ushqimet në depo.

Zyrtarë të restorantit, kanë thënë se ajo kuzhinë ishte vetëm për stafin, ndërsa klientëve nuk iu është shërbyer ndonjëherë mish që i ka kaluar afati.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje