Me Malin e Zi, demarkcioni po zgjatet, si do të zgjidhet me...

Me Malin e Zi, demarkcioni po zgjatet, si do të zgjidhet me Serbin?

Mr.Sc.Refik HASANI

Republika e Kosovës, ende nuk e ka zgjidhur definimin e kufirit shtetëror me Malin e Zi, për këto gati tri legjislatura të Parlamentit të Kosovës duke ndërruar deri më tani dy Komisione. Kjo stërzgjatje e definimin të këtij kufiri nuk është në favorin ton,pastaj kjo qasje dhe stërzgjatje do t’na kushton.

Me Malin e Zi, nuk është dashur kjo që është duke u zhvilluar në Parlamentin e Kosovës, në media dhe në përgjithësi dhe në diskursin politik të neve shqiptarëve. Kosova ishte pjesë e RSFJ-ës dhe raporti i neve me Malaziasit historikisht nuk krahashet fare me Serbinë.Nuk kemi patur nevoj të harxhojm gjithë këtë energji për caktimin e kufirit me Malin e Zi.

Kaher është dashur të zgjidhet nga instancat tona apo t’ju drejtohemi institucioneve ndërkombëtare për zgjidhje.

Kur jemi dëshmitar të kohës për këtë vonesë, përqendrimin do të duhej fokusuar në pregaditjen për definimin e kufirit me Serbinë

Dihet mirëfilli se ne shqiptarët jemi në një luftë të pa shpallur e që po zgjatë për me tepër se një shekull me Serbët, dhe Serbët na kan përvetësuar me dhunë qindra e mijëra kilometra katror të territoreve tona dhe ishin po ata që na mbajtën të pushtuar me shumë se gjysmën e popullit ton për dekada.

Prandaj definimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë shumë më i vështirë dhe më kompleks për shkak të shumë rrethanava historike që dihen. Nuk kemi dhe nuk mundë të mohojm që definimi i kufirit shtetëror dhe të njëjtën kohë është edhe kofij ndërkombëtaraisht i njohur Kosovë-Serbi,e ka kuptimin e plotë që jan edhe kufijtë shqiptaro-serbe.

Në caktimin e kufirit shtetëror të Kosovës me Serbinë nuk mundë askusht të harron që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është një krahinë shqiptare dhe si do të ndërtohet qasja ndaj saj dhe nuk do të mund t’i mohohet e drejta edhe Tiranës zyrtare që të kontriboj në këtë drejtim.

Kur me Malin e Zi, demarkcioni po zgjatet,si do të zgjidhet me Serbin?, a thua sa do të zgjatë. Sa legjislatura do të duhej të debatojn,a do të ketë nevoj të kyqen edhe faktori ndërkombëtarë në zgjdhjen e kufirit në mesë të Kosovës dhe Serbisë lexo kufirit shqiptaro-serbe.Të gjithë këto është koha që do të jap përgjigjen e duhur.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje