Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë për vdekjen e Demaçit

Mediat e mëdha ndërkombëtare raportojnë për vdekjen e Demaçit

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare e ish të burgosurit politik, Adem Demaçi.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.

Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

“Vdes mbrojtësi i të drejtave të njeriut dhe disidenti kosovar Adem Demaçi”, titullohet lajmi i The New York Times, për vdekjen e Demaçit.

Gazeta prestigjioze ka publikuar një lajm të prodhuar nga agjencia e lajmeve, Associated Press.

Lajmin e AP e ka publikuar edhe The Washington Post, me të njëjtin titull.

Edhe Agence France-Presse ka shkruar për vdekjen e Demaçit. “Vdes ‘Mandela i Kosovës’ Adem Demaçi”, ka shkruar agjencia franceze e lajmeve.

Për vdekjen e Demaçit kanë raportuar edhe një varg mediash të rajonit. /Express/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje