Mehmet Kraja: Sakrifica për liri është kryevepra e Adem Demaçit

Mehmet Kraja: Sakrifica për liri është kryevepra e Adem Demaçit

Adem Demaçi ka jetësuar shumë vepra, por kryevepra e tij ka qenë – sakrifica për liri.

Kështu mendon shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja.

“Adem Demaçi promovoi te ne sakrificën si vlerë njerëzore universale. Sakrifica për liri është kryevepra e tij”, ka deklaruar Kraja për klankosova.tv.

Mirëpo, ai ka pohuar se Adem Demaçit nuk iu jetësua ëndrra e tij për liri pas vitit 1999, ndonëse në këtë vit kishte ndodhur çlirimi i Kosovës nga okupatori serb.

“Pas vitit 1999, ai e përjetoi lirinë si ambicie dhe ëndërr të parealizuar”.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, i kishte kaluar 28 vjet burg gjatë regjimit jugosllav shkaku i opozitarizmit dhe rezistencës së tij kombëtare.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje