Merimanga robot kthehet në top dhe ndjek me shpejtësi enorme (Video)

Merimanga robot kthehet në top dhe ndjek me shpejtësi enorme (Video)

Kompania teknologjike gjermane Festo, ka krijuar një merimangë robot, që duket si diçka që ka dalë prej anktheve të natës.

BionicSpeedBolt është pajisur me tetë këmbë tmerrësisht të shpejta, që i mundësojnë të ecë, vrapojë apo të transformohet në top rrotullues, që mund të ndjekë me shpejtësi enorme.

Shkencëtarët kanë arritur ta krijojnë këtë pajisje që kapërdihet para, njëjtë sikurse edhe një merimangë që jeton në shkretëtirën e Marokut.

‘Flic-flac’ janë përshkruar lëvizjet e kësaj merimange, që në shikim të parë duket njëjtë si të tjerat, por mund të hidhet në ajër duke u rrotulluar, teksa në të njëjtën mënyrë mund të lëvizë edhe nëpër tokë, duke shmangur çdo grabitqar.

Në mënyrë që të fillojë rrotullimin, ky robot mbledhë gjashtë këmbët – nga tri në të dy anët – teksa me dy tjera shtyhet për të lëvizur. Me fjalë të tjera, mbijeton në çdo rrëzim dhe mund t’ju ndjekë nga pas.

Përmes këmbëve të fuqishme dhe 15 motorëve të vegjël, mund të lëvizë nëpër zona me gurë, terrene të vështira dhe kodra me pjerrtësi deri në pesë për qind.

Nuk dihet nëse ky robot do të vihet në shitje, apo është pjesë e krijimeve të Festo, që deri më tani ka punuar robotë në formë fluture, kandili deti, pinguini, kanguri dhe dragoi fluturues.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje