Merkeli edhe zyrtarisht kancelare gjermane

Merkeli edhe zyrtarisht kancelare gjermane

Parlamenti i Gjermanisë ka emëruar Angela Merkel si kancelare të shtetit në mandatin e saj të katërt.

Merkeli është zgjedhur ashtu siç edhe pritej në raundin e parë të votimit në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Merkeli ka bërë betimin në rezidencën e presidentit, Frank-Walter Steinmeier në qendër të Berlinit.
Me këtë votim ka përfunduar bllokada politike disa mujore në vendin evropian me ekonominë më të madhe.

Rritja e partisë së krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e muajit shtator të vitit të kaluar ka dobësuar partitë e tjera, duke përfshirë partinë e Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares Merkel.

Për këtë arsye ajo është detyruar të bëjë koalicion dhe Partinë Social-Demokrate (SPD). (Rel)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje