Mesazhi i gabuar në WhatsApp i ndryshon jetën përgjithmonë

Mesazhi i gabuar në WhatsApp i ndryshon jetën përgjithmonë

Vitin e kaluar, Lina Dahlbeck, 37 vjeçe nga Londra, mori një mesazh në WhatsApp nga një numër i panjohur, për të cilin ajo mendoi se u dërgua gabimisht.

Mesazhi, u dërgua nga Michael Evangelou, 44 vjeç, gjithashtu nga Londra, në një numër për të cilin ai mendoi se ishte i tij dhe donte t’i kujtonte vetes të shihte një film në kinema.

Megjithatë, ai u trondit kur pa se mesazhi ishte dërguar në një numër të gabuar.

Pasi ajo ia ktheu mesazhin dhe i tha “Kush je?”, ai e kuptoi se mesazhi i tij ishte dërguar gabimisht.

Ata vazhduan bisedën, në përpjekje për ta kuptuar saktë se çfarë ndodhi. Pavarësisht se nuk ishin takuar kurrë, Dahlbeck dhe Evangelou biseduan në WhatsApp gjithë ditën para se të caktonin një takim për të pirë diçka.

Çifti u takuan në një restorant vetëm katër orë pasi mesazhi i gabuar ishte dërguar, u puthën më vonë natën dhe u takuan përsëri të nesërmen.

“Që të dy ishim të habitur nga e gjithë kjo – ne po dilnim vetëm pak orë pas një mesazhi në WhatsApp. Ishim të bindur se fati na bashkoi”, shtoi ajo.

Romanca e tyre e papritur u kurorëzua me një martesë vetëm dy javë pas takimit të parë. Shtatë muaj më pas, Dahlbeck dhe Evangelou ende nuk mund ta besojnë se sa shumë ka ndryshuar jeta e tyre prej një mesazhi të dërguar gabim në WhatsApp.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje