Mësimdhënësit mbajnë trajnim për zbatimin në praktikë të Korrikulës së re

Mësimdhënësit mbajnë trajnim për zbatimin në praktikë të Korrikulës së re

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në koordinim me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë filluar trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve, të cilët nga vitit shkollor 2018/19, do të fillojnë zbatimin në praktikë të këtij dokumentit zyrtar.

Ky trajnim po bëhet në funksion të implementimit dhe zbatimit me sukses të Kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.

Kurrikula e re nga viti shkollor 2017, ka filluar implementimin në të gjitha shkollat e nivelit të arsimit parauniversitar, konkretisht në nivelin parafillor, fillor klasa e parë (I), klasën e gjashtë (VI) dhe klasën e dhjetë (X) në gjimnaze, ndërsa nga viti shkollor 2018/19, do të vazhdohet me implementim të KK-së edhe me klasën e II, VII dhe të XI në gjimnaze.

Ky dokument përcakton një koncept të ri filozofik dhe i cili do të mundësojë kalimin nga Kurrikula e bazuar në përmbajtje lëndore në një Kurrikulë që promovon dhe mbështetë zhvillimin e kompetencave.

Kjo Kurrikulë ndihmon nxënësit, të rinjtë dhe të rejat, të eksplorojnë dhe kuptojnë botën rreth tyre, të ndërlidhin përvojat e tyre të të nxënit me jetën e vërtetë dhe zhvillojnë kompetenca në nivel të lartë dhe në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre.

Trajnimi për zbatimin në praktikë të Korrikulës së re po zhvillohet në këto fusha: Gjuhët dhe komunikimi, shkencat natyrore, shoqëria dhe mjedisi dhe në ciklin fillor.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje