Messi apo Maradona, cili është lojtari më i mirë i historisë?

Messi apo Maradona, cili është lojtari më i mirë i historisë?

Lionel Lionel Mesi apo Diego Armando Maradona? Kush është lojtari më i mirë i historisë? Debati vazhdon të bëhet akoma më i nxehtë, sidomos pas ndeshjes që “Pleshti” zhvilloi ndaj Ekuadorit duke shënuar 3 gola dhe duke kualifikuar Argjentinën për në Botëror. Gazeta spanjolle “As” sjell krahasimin mes shifrave, ku secili mund të bëjë zgjedhjen e tij mes dy gjenive të futbollit.

Gazeta spanjolle “As” sjell krahasimin mes shifrave, ku secili mund të bëjë zgjedhjen e tij mes dy gjenive të futbollit.Messi krenohet dhe është në avantazh ndaj bashkëkombësit të tij për golat e shënuar, ndërsa Maradona sigurisht që ka në favorin e tij trofetë e fituar dhe mbi të gjitha golat e shënuar në fazën finale të Kupës së Botës. Por dy lojtarët më të mirë të viteve të fundit në Argjentinë kanë diçka të përbashkët në rrugëtimin që kanë nisur me kombëtaren, pasi kanë debutuar kundër Hungarisë.

Jetëgjatësia e Messit në ekipin e Argjentinës është një tjetër aspekt, në të cilin triumfon sulmuesi i Barcelonës. Ai deri tani ka luajtur 122 ndeshje me kombëtaren e tij, kundër 90 në të cilat u ndal Maradona. “Pleshti” ka shënuar 61 gola, ndërsa Maradona vetëm 33. Edhe me asiste është më lart sulmuesi aktual i Argjentinës, 38 kundër 18. Debati i përjetshëm vazhdon dhe secili mund të bëjë zgjedhjen e vet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje