Messi, të gjithë po të presin ty

Messi, të gjithë po të presin ty

Çdo gjë është e gatshme që Lionel Messi të jetë titullar kundër Spanjës këtë të marte në stadiumin “Wanda Metropolitan”.

Kanë mbetur edhe disa orë për t’u konfirmuar prezenca e tij në këtë ndeshje, por në zemër të ekipit kombëtar ekziston ideja se është pothuajse e sigurt se ai do të luajë për 60 minuta të paktën kundër Spanjës.

Superylli i Barcelonës tha se vuante nga një mbingarkesë muskulore dhe për këtë arsyeje nuk luajti fare në miqësoren e Argjentinës kundër Italisë të premten mbrëma. Brenda ekipit të tij kombëtar thonë se sikur të ishte një ndeshje zyrtare e Kupës së Botës, Messi do të luante sigurt, por natyra miqësore e ndeshjes kërkon më shumë kujdes.

Ekzistojnë disa fakte të pakontestueshme për paraqitjen e Messit nesër mbrëma: numri 10 i kompletoi të gjitha seancat stërvitore të së dielës dhe pritet ta bëjë po të njëjtën gjë edhe sot, kur stërvitjet të fillojnë në orën 16:00 në qendrën stërvitore të Real Madridit prapa dyerve të mbyllura.

Formacioni i mundshem i Argjentinës kundër Spanjës: Romero; Bustos or Mercado, Otamendi, Rojo, Tagliafico or Acuña; Mascherano, Banega, Lanzini; Pavón, Messi; dhe Higuain.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje