Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara

Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka arritur në shifrën e 600 golave si futbollist profesionist.

Messi po vazhdon me formën e lartë në futbollin profesionist, ku çdo ditë po thyen edhe rekorde.

Javën e kaluar argjentinasi theu dy rekorde, u bë asistuesi më i mirë në histori të La Ligës me e 148 asistime dhe u bë lojtari që iu ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në La Liga, plot 36 skuadra.

Sulmuesi argjentinas nuk u ndal me këto arritje, pasi një javë më vonë u bë edhe lojtari që shënon më së shumti në stadiume, duke shënuar në 36 stadiume të ndryshme.

 Goli i 600-të i Messit ishte thjesht fantastik, nga gjuajtja e lirë (Getty Images)

Pesë herë fituesi i Topit të Artë edhe sot (e diel) theu një rekord tjetër, duke treguar edhe një herë që është ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Me golin e shënuar ndaj Atletico Madridit nga goditja e dënimit, Messi arrin në shifrën e 600 golave të shënuara si futbollist profesionist.

Messi, gjatë karrierës së tij ka shënuar 539 gola me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.

Ndërsa, 61 gola tjerë kanë ardhur me fanellën e Argjentinës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje