Messi zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Messi zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i javës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka fituar në ndeshjen kthyese ndaj Chelseat në Camp Nou me rezultat 3-0.

Lojtari kryesor i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola dhe asistoi në golin tjetër.

Messi duke e festuar golin e tretë të Barcës ndaj Chelseat në Camp Nou (Getty Images)

Kjo paraqitje e mirë e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk e la pa u vlerësuar.

Messi është votuar si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve, duke lënë bindshëm prapa rivalët e tij.

Ylli i gjigantit katalunas është zgjedhur si më i miri me plot 79 për qind të votave të fituara.

Argjentinasi ka lënë pas vete sulmuesin e Sevillës, Wissam Ben Yedder, i cili u votua nga 11 për qind e njerëzve.

Vendi i tretë shkoi për Thomas Mullerin e Bayern Munichut me gjashtë për qind, ndërsa i katërti për Edin Dzekon e Romës me tre për qind.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje