Meta uron 7 Marsin

Meta uron 7 Marsin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Meta ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, ka shkruar Meta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje