Meta vlerëson kardinalin shqiptar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’

Meta vlerëson kardinalin shqiptar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga arqepshkvi metropolitan i Firences, kardinal Giuseppe Betori në kishën e Shna Ndout në Laç, ku ishin të pranishëm kanë qenë klerikët më të lartë dhe qindra besimtarë katolikë.

Me këtë rast, presidenti Meta ka dekoruar kardinalin shqiptar, Ernest Simoni (Troshani) me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”. (syri.net)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje