Milaim Zeka nuk beson se sonte do të ketë votim për demarkacionin

Milaim Zeka nuk beson se sonte do të ketë votim për demarkacionin

Edhe pse ishte paralajmëruar se sot do të votohet Projektligji i demarkacioni me Malin e Zi, një gjë e tillë nuk ka gjasa që të ndodhë sot.

Kjo pasi që koalicioni nuk i ka 80 votat e duhura për demarkacionin.

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate ka thënë për Kosovapress se sonte nuk ka votim për Projektligjin e demarkacionit.

“Sëmundja” e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi u ka prishur punë koalicion qeveritar dhe LDK-së, edhe pse u tha se ishin shumë afër sigurimit të votave.

Seanca ka filluar në orën 16:00 dhe debate ende po vazhdon, ndërsa pritet që të flasin edhe më shumë se 20 deputetë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje