Milioneri 19-vjeçar: “Është faji juaj që nuk jeni të pasur, por të...

Milioneri 19-vjeçar: “Është faji juaj që nuk jeni të pasur, por të varfër!”

Nëse ne kemi debatuar gjatë gjithë kohës që për shkak të sistemit, diferencimit të klasave, mungesës së vendeve të punës, rënies së resurseve e të tilla arsye, janë shkaku kryesor pse shumica e popullësisë së globit është e varfër, sipas Erik Finman, asnjë nga këto më lart nuk vlen sepse fajtorë për varfërinë jemi vetë ne. (?)

Ai është vetëm 19 vjeç, por tashmë është kthyer në një multimilioner për shkak të investimeve në monedhën elektronike Bitcoin.

“Nëse je i zgjuar mund që pas 10 vitesh të ndërtosh pasurinë tënde”, – shprehet për Business Insider 19 vjeçari amerikan. “Nëse nuk mund të kthehesh në një milioner apo miliarder për këto 10 vite atëherë është faji yt sepse je i paaftë!”

Ai mori një dhuratë nga gjyshja, një shifër prej 1,000 dollarësh dhe e investoi në Bitcoin. Nga ky investim ai fitoi 100,000 dollarë e tashmë ka një pasuri prej 1,5 milion $.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje